Sot më datë 18.04.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloi një takim me temë: “Diskutim mbi kufirin e ndarjes administrative ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë Vorë“ , me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Bashkia Tiranë me në krye nënkryetarin z. Andi Seferi, Bashkia Vorë me në krye kryetarin z. Fiqiri Ismaili, si dhe Agjensia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.Në këtë mbledhje u njoftua se Harta e re dixhitale e Ndarjes Administrativo-Territoriale është në proçes diskutimi dhe u vendos që deri në miratimin e saj, bashkitë do ti drejtohen shkresërisht Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore me dijeninë e Prefektit të Qarkut Tiranë për qartësimin e kufijve administrative.