Sot më datë 22.01.2019 në Njësinë Administrative Zall Bastar u çel fushata “100 ditët e pemëve”, iniciuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Të pranishëm në takim ishin z.Blendi Klosi, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, znj.Suzana Jahollari, Prefektja e Qarkut Tiranë, Limya Eltayeb, Director e shoqatës UNDP si dhe përfaqesues të Administratës së Zonave të Mbrojtura.
Misioni i kësaj fushate është zhvillimi, përmirësimi dhe evoluimi i një mjedisi me të shëndetshëm, për jetën sot dhe brezat që po rriten. Gjithashtu pyllëzimi, mbjellja e sa me shumë pemëve ka ndikim edhe në basenin e bovillës për cilësinë sa më të lartë të ujit. Vazhdimësia e kësaj fushate me qëllim shtimin e kurorave të gjelbërta, pastrimin e sa më shumë hapsirave, do përndiqet nga shumë aktivitete të tjera, një ndër to do të jetë edhe nisma “Krijo O2 tënde”.