Sot më datë 26.03.2019 Sektori i Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara bëri një prezantim përmbledhës të punës së kryer gjatë periudhës kohore janar – mars ku përveç objektivave për çdo fushë qe mbulon u prezantuan sukseset e arritura dhe problematikat e hasura gjatë punës.
Në përfundim të prezantimit Prefekti i Qarkut Tiranë dha disa rekomandime dhe detyra në lidhje me hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmarrë çdo specialist i fushës per vijimin me të njëjtin ritëm të punës së këtij sektori.