Sot më datë 26.03.2019 Sektori i Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara bëri një prezantim përmbledhës të punës së kryer gjatë periudhës kohore janar-mars
March 26, 2019
Sot, më datë 29.03.2019, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë organizoi takimin e përbashkët me të gjithë përfaqësuesit e degëve territoriale që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qark
March 29, 2019

Sot më datë 27 mars 2019, në cilësin e kryetarit, Prefektja e Qarkut Tiranë, zj. Suzana Jahollari, thërriti ne një takim Komisionin e Emergjencave Civile të Qarkut

Sot më datën 27 mars 2019, në cilësin e kryetarit, Prefektja e Qarkut Tiranë, zj. Suzana Jahollari, thërriti ne një takim Komisionin e Emergjencave Civile të Qarkut.

Në fokus të këtij takimi ishte gjendja e situatës së krijuar pas rasteve të përsëritura të zjarreve në ditët e fundit në Qarkun e Tiranës.

Përveç përfaqësuesve dhe drejtuesve të njësive të vetqeverisjes vendore dhe drejtuesve të drejtorive rajonale në qark, morën pjesë ndër të tjerë dhe Drejtori i Përgjithshëm i emergjencave Civile z. Haki Cako, Drejtori i Drejtoris së Policisë së Tiranës, z. Rebani Jaupajdhe shumë autoritete të tjera të strukturave përbërëse të komisionit të Emergjencave Civile në qark.

Në fjalën e mbajtur nga drejtori i Pergjithshem i Emergjencave Civile z. Haki Cako, u ritheksua shqetësimi i vlerësimit të situatës kritike që përjetohet dhe asaj që pritet në lidhje me zjarret për shkak të thatësirave të parashikuara në vijim.

Në përfundim të takimit u bë një riorganizim dhe një rizgjim i ndërgjegjjes dhe angazhimit të përgjegjshëm të strukturave  për rimobilizim e të gjitha resurseve në njerëz dhe mjete për përballimin e çdo fenomeni të rënjes së zjarreve.

Po ashtu theksi u vendos për ndjekjen e analizim për cdo rast për gjetjen dhe vënjen para përgjegjësisë së autorëve .

Në fund të takimit u vendos  për thirrjen e një takimi tjetër me të pranishëm drejtues të njësive bazë të qeverisjes vendore.

Comments are closed.