Sot më datën 27 mars 2019, në cilësin e kryetarit, Prefektja e Qarkut Tiranë, zj. Suzana Jahollari, thërriti ne një takim Komisionin e Emergjencave Civile të Qarkut.
Në fokus të këtij takimi ishte gjendja e situatës së krijuar pas rasteve të përsëritura të zjarreve në ditët e fundit në Qarkun e Tiranës.
Përveç përfaqësuesve dhe drejtuesve të njësive të vetqeverisjes vendore dhe drejtuesve të drejtorive rajonale në qark, morën pjesë ndër të tjerë dhe Drejtori i Përgjithshëm i emergjencave Civile z. Haki Cako, Drejtori i Drejtoris së Policisë së Tiranës, z. Rebani Jaupajdhe shumë autoritete të tjera të strukturave përbërëse të komisionit të Emergjencave Civile në qark.
Në fjalën e mbajtur nga drejtori i Pergjithshem i Emergjencave Civile z. Haki Cako, u ritheksua shqetësimi i vlerësimit të situatës kritike që përjetohet dhe asaj që pritet në lidhje me zjarret për shkak të thatësirave të parashikuara në vijim.
Në përfundim të takimit u bë një riorganizim dhe një rizgjim i ndërgjegjjes dhe angazhimit të përgjegjshëm të strukturave për rimobilizim e të gjitha resurseve në njerëz dhe mjete për përballimin e çdo fenomeni të rënjes së zjarreve.
Po ashtu theksi u vendos për ndjekjen e analizim për cdo rast për gjetjen dhe vënjen para përgjegjësisë së autorëve .
Në fund të takimit u vendos për thirrjen e një takimi tjetër me të pranishëm drejtues të njësive bazë të qeverisjes vendore.