Sot më datë 28.01.2019, Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Të pranishëm ishin Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Ardi Veliu, Drejtori i Policisë Vendore Tiranë, z. Kastriot Skënderaj dhe të gjithë shefat të cilët janë pjesë e strukturave të Policisë. Në fjalën e mbajtur znj. Jahollari, shprehu falenderimet e saj për punën e bërë dhe bashkëpunimin ndërmjet Policisë dhe institucionit të Prefektit, veçanërisht për kontributin e dhënë në lidhje me 8 Task Forcat që Prefekti drejton. Gjithashtu shtoi se viti 2019 do të ketë më shumë bashkëpunim ndërinstuticional në mënyrë që të arrihen objektivat e vendosura.