Sot më datë 28.05.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi mbledhjen e rradhës të grupit të monitorimit dhe kontrollit për garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në subjektet e lejuara të ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19. Në këtë takim morën pjesë Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Rajonal Tiranë, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Rajonal Tiranë, Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë, Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, si dhe Drejtoria e Pergjithshme e Tatim Taksave Vendore. Gjatë kësaj mbledhjeje u raportua mbi ecurinë e proçesit të monitorimit deri tani nga secili institucion, të cilat do të vijojnë monitorimin si dhe u rakordua mbi planin e punës për ditët në vazhdim.