Sot, më datë 29.03.2019, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë organizoi takimin e përbashkët me të gjithë përfaqësuesit e degëve territoriale që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qark.
Qëllimi i këtij takimi ishte intensifikimi i marredhënieve ndërinstitucionale në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore per garantimin e zbatimit të programit politik të Këshillit të Ministrave.
Në fund të takimit Prefekti i Qarkut Tiranë kërkoi respektimin e afateve kohore në raportimin periodik mujor të arritjeve dhe problematikave nga ana e çdo institucioni, forcimin e disiplinës në punë dhe përcaktimi i qartë i objektivave.