Sot më datë 7.12.2018, Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Jahollari, zhvilloi takimin e përbashkët ndërinstitucional për sigurinë e digave të Liqenit Artificial të Tiranës, Ujëmbledhësit të Bovillës dhe Rezervuarit të Farkës. Në takim u përfaqësuan në nivele drejtuese dhe ekspertësh edhe institucionet e mëposhtëme:
- Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha;
- Ujësjellës Kanalizime Tiranë- sh.a;
- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;
- Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.
U diskutua lidhur me pronësinë e digave që kushtëzon investimet për monitorimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe projektet/studimet. U saktësua që ligjërisht pronësia e veprave ujëmbledhëse i përket bashkive.
U la si detyre të vazhdojë puna për kryerjen e një studimi dhe hartimi i një projekti për rehabilitimin e plotë të veprës ujëmbledhëse.