Me datë 29.06.2018 Prefekti Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen me Komisionin Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë.
Në këtë mbledhje, u morën gjithësej 13 vendime, nga të cilat: 11 shfuqizime të pjesshme;
2 shfuqizime të plota.
21 AMTP të shqyrtuara;
174 542 m2 të verifikuara;
80113 m2 sipërfaqe e shfuqizuar;
77 613 m2 të kthyera në pronësi shtet;
1 120 000 lekë detyrim pagim vlere.
Vendimet e mësipërme u përkasin Njësive Administrative Farkë, Kashar, Gose, Petrelë, Zall-Herr, Bërzhitë, Pezë,si dhe Bashkia Vorë.