Analiza vjetore e punës së Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
February 2, 2022
Takim pune me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe drejtuesit e ASHK-ve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave
February 3, 2022

Takim i Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Tiranë, mbi marrjen e masave parandaluse dhe mbrojtëse

Takim i Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Tiranë, mbi marrjen e masave parandaluese dhe mbrojtëse, për përballimin e situatave emergjente në periudhën Dimër – Pranverë 2022
Mbi 35 drejtues të institucioneve dhe Drejtorive më të rëndësishme të Qarkut Tiranë, të cilët sipas ligjit të Mbrojtjes Civile përbëjnë Komisionin e Mbrojtjes Civile të Qarkut, u mblodhën sot në datën 02.02.2022 në një takim pune me urdhër të Prefektit të këtij Qarku z. Afrim Qëndro, i cili është njëkohësisht edhe Kryetar i Këtij Komisioni. Kryefjala e këtij takimi ishte mbi një analizë të punës së kryer deri tani dhe detyrat konkrete që dalin në të ardhmen nga ky Komision, në lidhje me situata e shpeshta emergjence që krijohen gjatë periudhës aktuale të dimrit që është shoqëruar kryesisht me ulje të theksuar të temperaturave. Kryesisht shqetësime janë vënë re në anomalitë momentale të krijuara në drejtim të furnizimit të popullatës me energji elektrike dhe ujë të pijshëm gjë që vlen të përgëzohen strukturat përkatëse, Bashkitë, OSHE, dhe OST- në për eleminim në kohë rekord dhe rikthim të shpejtë në normalitet.
MASA TË GJITHANSHME PËR TË PËRBALLUAR SITUATËN E VËSHTIRË TË NGRICAVE DHE NJËKOHËSISHT EDHE SHIRAVE TË PRITSHËM (TË NJOFTUARA NGA IGJEUM), NË PERIUDHËN NË VAZHDIM.
Ky ishte ultimatiumi i Prefektit të Qarkut Tiranë, Zotit Afrim Qëndro, për drejtuesit e Institucioneve, anëtar të këtij komisioni shumë të rëndësishëm për menaxhimin dhe përballimin e situatave të Emergjencave Natyrore që krijohen në periudha kritike ekësaj stine dimërore.
“- Të minimizohen në maksimum problematikat që priten të krijohen sidomos në OSHE dhe OST prej tejngarkesës së linjave dhe mbajtja në monitorim e gjithë infrastrukturës rrugore në të gjitha zonat e teritorit të Qarkut Tiranë duke filluar në ato më periferiket dhe deri në zonat më të rëndësishme administrative të cilat janë evidentuar deri tani si zona me rrisk të madh në raste ngricash dhe shirash.
-Të rimerren edhe një herë të gjitha masat që të jenë të mobilizuara dhe në gadishmëri të plotë gjith strukturat e mbrojtjes civile në bazë qarku dhe bashkish si dhe të mirorganizohen të gjitha kapacitetet njerëzore dhe auto- teknike për të përballuar në kohë efikase çdo rast të mundshëm të emregjencave natyrore në vijim.
Këto ishin disa nga çështjet prioritare që Prefekti i Tiranës z. Afrim Qëndro i theksoi para pjesmarrësve të këtij komisioni, si detyra sublime dhe imediate për të mundësuar uljen e dëmeve të pritshme në situatat e pritshme të muajit shkurt.
-Detyrë tjetër për gjithë strukturat përgjegjëse të Qarkut, duke filluar nga Bashkitë, drejtoritë kryesore si Drejtoria e Policisë Vendore ajo e Ekstensionit Bujqësor, Drejtoria e Ujësjellës kanalizime, Drejtoritë e MZSH-së, Drejtoria Rajonale e OSHE-së, ARRSH, strukturat e emregjencave civile në bazë Qarku etj, ishte ajo që të gjitha këto struktura duhet të hartojnë me shkrim një plan të përcaktuar dhe të detajuar për masat që duhet të merren që tani që jemi në situatë disi më të qetë në parashikim të periudhës në vijim e cila pritet të jetë e paqëndrueshme.
Këto plane masash, ashtu si dhe planet vjetore të Emegjencave Civile në bazë Institucioni dhe Njësitë Vetqeverisje vendore që detyron Ligji “Për Mbrojtjen Civile”, duhet të hartohen me urgjencë nga strukturat, dhe të dërgohen menjëherë në Institucionin e Prefektit për ndjekje dhe monitorim.
Pas diskutimesh dhe debatesh të shumta në interes të masave që duhet të merren për situatat e pritshme të muajve të ardhshëm
Komisioni i Mbrojtjes Civile mori vendimet e mëposhtme,
të cilat detyrojnë për zbatim gjithë strukturat përgjegjëse në bazë Qarku, nga qendra në bazë:
📌-Të vihen në gatishmëri strukturat e emergjencave civile në prefektura dhe bashki.
📌-Strukturat monitoruese të monitorojnë situatën hidrike të lumenjve dhe të njoftojnë për ndryshimet e kuotave të prurjeve të lumenjve.
📌– Në lidhje me situatën të bëhet lajmërimi i hershëm i popullsisë që rrezikohet nga përmbytja.
📌-Rishikimi dhe përditësimi i planeve të emergjencës për përballimin e emergjencës sezonale vjeshtë-dimër-pranverë.
📌-Sigurimi dhe gatishmëria e ambienteve të planifikuara për strehimin e përkohshëm të popullsisë së evakuuar në raste fatkeqësish.
📌-Kujdes i veçantë ti kushtohet planeve të evakuimit, duke krijuar skenarë të mundshëm në mënyrë që të përgatiten për parandalimin e çdo situatë reale të mundshme konkretisht në raste tërmeti, përmbytje, zjarri etj.
📌-Funksionimi i skemave të informimit dhe paralajmërimit të hershëm në raste fatkeqësish.
📌-Gjëndja e digave,rezervuarëve, ujëmbledhsave dhe mekanizmave të shkarkimit të tyre.
📌-Gjëndja teknike e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve dhe masat shtesë që duhet të marrin ndërmarrjet përkatëse.
📌– Mbajtja në gatishmëri e hidrovorëve dhe furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike.
📌-Rezervat e skorieve dhe kripës si dhe shpërndarja e tyre përgjatë segmenteve problematikë.
📌– Përditësimi i të dhënave për resurset që disponon organi përkatës, bazën materiale dhe teknike nën administrimin shtetëror dhe privat, si dhe përcaktimin e mënyrës së përdorimit të tyre në rast të situatës emergjente.
📌– Marrja e masave parandaluese nga ana e bashkive në zonat e e rriskut dhe veçanërisht për planifikimin e fondeve specifike të dedikuara për Mbrojtjen Civile referuar Nenit 65, të Ligjit nr.45, datë 18.07.202019 “Për Mbrojtjen Civile “
📌– Gatishmëria teknike e mjeteve zjarrfikëse dhe pajisjeve të tyre.
📌– Gatishmëria dhe kapacitetet për kujdesin dhe dhënien e ndihmës mjekësore, si dhe krijimi i rezervave të nevojshme të medikamenteve mjekësore për rastet e situatave emergjente.

Comments are closed.