Prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro, organizoi një takim me Drejtorin dhe nëndrejtorin e Policisë Vendore Tiranë, drejtorin e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Tiranë si dhe Sektorin e Emergjencave Civile të Institucionit të Prefektit.
Shqetësimi i krijuar prej zjarreve të rënë në ditët e fundit në Qarkun e Tiranës dhe masat emregjente që duhet të merren menjëherë për të përballuar këtë situatë të paprecedentë të krijuar në këtë situatë ishte kryefjala e këtij takimi.Pas një prezantimi të hollësishëm të situatës së zjarreve, dhe pas shkëmbimit të mendimeve dhe eksperiancave për veprimet efikase të mëtejshme, drejtuesët e strukturave pjesmarrëse në këtë takim dolën dhe në konkluzione mbi masat e menjëhershme që duhet të merren nga strukturat që përfaqësojnë.
Gjatë ditëve të fundit në harkun kohor të një jave, në Qarkun e Tiranës janë numëruar të paktën deri në 20 vatra zjarri të konsiderueshme.Si rezultat i veprimit profesional, të menjëhershëm dhe falë menaxhimit dhe koordinimit të saktë nga Institucioni i Prefektit të Qarkut, të forcave dhe të mjeteve në operacionet e shuarjes, ky numër i madh i vatrave të zjarrit nuk solli dëmtime në banesa, pyje apo pemë frytore.