Sot me datë 18.12.2017 në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvillua takimi me qëllim zgjidhjen e përhershme të problematikës së tombinove në aksin e Autostradës Tiranë – Durrës. Ky takim u drejtua nga Prefektja Znj.Jahollari si dhe Sekretari i Përgjithshëm Z.Konomi. Të pranishëm ishin drejtues të disa institucioneve të tillë si:
Drejtori Rajonal i U.K.T. Z.Redi Molla,
Drejtor Rajonal i A.RR.SH., Z.Bib Gjomarkaj,
Drejtor Rajonal i O.SH.E.E Z.Klevis Jahja, si dhe përfaqësues nga subjekti privat G.E.C.I.shpk Z. Mihal Cico.
Në fokus të këtij takimi ishte zgjidhja e përhershme e problematikës së përmbytjeve për zonat: mbikalimi i Kamzës-Kashar-Qaf Kashar-Vorë, si dhe njohja e detajuar me faktorët që ndikojnë në përmbytjen e disa zonave problematike si p.sh. Ura e “Limuthit”, rreth-rrotullimi i Bashkisë Vorë etj., Znj.Jahollari kërkoj nga të pranishmit koordinatat e sakta me pikat problematike dhe nga këtu të ndërmeren masa për të ndërhyrë.
Të pranishmit raportuan se situata përkeqësohet, si rrjedhojë e mos pastrimit të kanaleve të bordit të kullimit çka pengon kalimin e ujrave.
Znj. Prefekte ngriti një grup të përbashkët pune i cili do ketë për qëllim azhornimin e situatës dhe pas dy ditësh në datën 21.12.2017, të përpilohet një raportim, me qëllim që të fillojmë punën për të zgjidhur në mënyrë të përhershme zonat problematike dhe sensitive ndaj reshjeve të shiut.