Prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kavajë z.Redjan Krali dhe Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë z. Edison Memolla zhvilluan një takim për të koordinuar sa më mirë punën lidhur me përgatitjen e hartave të përgjithshme të stacioneve të plazhit përgjatë vijës bregdetare të këtyre dy njësive vendore të qarkut Tiranë, si dhe miratimin e kontratave të qirasë për përdorimin e këtyre hapësirave nga subjektet që kualifikohen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Procesi duhet të finalizohet në mënyrë që gjithçka të jetë gati kur sezoni turistik të fillojë.
Do të monitorohen vazhdimisht subjektet që do të shfrytëzojnë plazhet për zbatimin rigoroz të kontratave dhe menaxhim të rregullt.