Në kuadër të nismës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua takimi për krijimin e dy grupeve të punës për evidentimin e Land-filleve në Bashkitë e Qarkut Tiranë.
Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, z.Edison Konomi, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve në nivel vendor.
Në fjalën e rastit Znj. Jahollari, shprehu gadishmërin e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë për të luajtur rolin e tij në monitorimin dhe koordinimin e grupit të punës për kryerjen me sukses të këtij projekti.
Grupet e punës në përberjen e tyre do të kenë; Topograf, Inxhinjer Mjedisi, Inxhinjer Hidro, Inxhinjer Civil dhe Gjeolog.