Më datë 30.05.2019, nën drejtimin e Nënprefektit të Qarkut Tiranë pwr Kavajwn, Rrogozhinwn dhe Vorwn,u organizua takimi i radhës në Kavajë, me përfaqësues nga Bashkia Kavajw dhe Rrogozhinë, Inspektorë të rendit, administratorë të njësive administrative dhe kryepleqtë e fshatrave në lidhje me intesifikimin e marrjes së masave në zbatim të planit të veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017-2020. Prioritet kryesor mbetet monitorimi i zonës jo vetëm nga strukturat e policisë dhe institucionet përkatëse, por edhe nga kryepleqtë me qëllim largimin nga harta e sipërfaqes së mbjellë me kanabis dhe gjthashtu forcimi i bashkëpunimit me të gjithë aktorët, institucione vendore e qëndrore, drejtoritë e pyjeve, operatorët OSHEE dhe UKT, arsim, bujqësi, shëndetësia etj.