Më datë 24.12.2018 u zhvillua mbledhja e rradhës me administratën ku u prezantua analiza e punës së muajit nëntor të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë.
Në këtë prezantim u pasqyruan rezultatet e arritura nga të gjithë sektorët me qëllim përmbushjen e detyrimeve ligjore në zbatim të detyrave të përcaktuara nga Kryeministria dhe realizimit të objektivave funksionale të tyre.
Pasi u vlerësua informacioni dhe prezantimi, u caktuan objektivat e ardhshëm për hartimin e planit vjetor të Institucionit të Prefektit për vitin 2019.