Në ambientet e Institucioni të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvillua takimi me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi dhe anëtarëve të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.
Takimi nisi me fjalën e Prefektes së Tiranës Znj. Suzana Jahollari, e cila e vuri theksin te rëndësia që ka promovimi i turizmit dhe ofrimi shërbimit cilësor, për pushuesit. Për këtë qëllim Institucioni i Prefektit të Tiranës, përgjatë sezonit veror 2017, ngriti një grup monitorimi “Për evidentimin e problematikave dhe marrjen masasave, për një sezon turistik të sigurtë”. Krahas evidentimit të çështjeve sensitive, të hasura përgjatë sezonit turistik veror vijoi znj. Jahollari, përpiluam një Udhëzim nëpërmjet të cilit, kërkuam zbatimin e përgjegjësive ligjore nga ana e institucioneve vendore dhe rajonale.
Fjala i kaloi Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi, i cili e vuri theksin te prioritetet e Qeverisë Shqiptare, në fushën e promovimit të turizmit për vitin 2018. Ofrimi i turizmit cilësor do të thotë më shumë të ardhura për vendin, krijimi i mundësive për punësim si dhe rritje dhe zhvillim ekonomik.
Në këtë kontekst Qeveria Shqiptare synon nxitjen dhe promovimin e turizmit duke investuar në:
- Sigurinë në plazhe, proces ky që është në dorë të institucioneve tona.
- Pastërtia në plazhe:
- Trajtimi i mbetjeve urbane
- Trajtimi i mbetjeve urbane dhe inerte në shtratet e lumenjëve.
- Shtimi i kapaciteteve turistike me mbi 15% turistë më shumë në vit.
Takimi vijoi me Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, ku Znj. Jahollari nën cilësinë e Kryetarit të këtij komiteti ngarkoi me detyra konkrete anëtarët, për të ndërhyrë në datën 17.02.2018, për pastrimin e inerteve dhe mbetjeve urbane, si dhe të vijohet më pas me mbjelljen e pemëve në çdo bashki të Qarkut Tiranë. Kjo nismë e Prefektit të Tiranës ndërmerret në mbështetje të nismës “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, të iniciuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit.