Pranë Bashkisë Kavajë dhe Bashkisë Vorë u zhvilluan takimet midis përfaqësuesve të Prefektit të Qarkut Tiranë ; përfaqësuesve të Njësive Administrative nën juridiksionin e Bashkisë Kavajë, Rrogozhinë, Vorë e Kamëz dhe përfaqësuesve të Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë
September 26, 2018
Sot më datë 02.10.2018 Prefekti Qarkut Tiranë znj. Suzana Jahollari, ishte e ftuar në një takim kortezie me Ambasadorin e Polonisë z. Karol Bachura
October 2, 2018

Në datën 27.09.2018 rreth orës 14:57 ka rënë zjarr në zonën e Bardhorit, të Njësisë Administrative Synej, Bashkia Kavajë. Forcat zjarrfikse të Bashkisë Kavajë, Peqin dhe Tiranë ishin në vendngjarje.

Në datën 27.09.2018 rreth orës 14:57 ka rënë zjarr në zonën e Bardhorit, të Njësisë Administrative Synej, Bashkia Kavajë. Forcat zjarrfikse të Bashkisë Kavajë, Peqin dhe Tiranë ishin në vendngjarje.

Në terren ishin Prefekti Qarkut Tiranë, Kryetari Bashkisë Kavajë, Prokurori Rrethit Kavajë dhe Shefi komisariatit Kavajë. U ndërmoren të gjitha masat e nevojshme për përballimin e situatës e cila ishte në gjendje kritike pasi rrezikoheshin edhe disa familje ,por më pas situata u stabilizua dhe problematike ishte vetëm pjesa e shkurreve.

Gjithashtu në vendngjarje ishte edhe helikopteri i cili mbërriti rreth orës 16:50 dhe u largua në orën 19:40. Që nga momenti i rënies së zjarrit ka pasur një komunikim të vazhdueshëm të pushtetit vendor Kavajë dhe Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë. Shefi I Policisë së Kavajës bën me dije se janë shoqëruar disa persona te dyshuar si zjarrvënës. Iu la detyrë pushtetit vendor të analizojë situatën me Administratorët e Njësive Administrative, kryepleqtë dhe gjithë strukturat vendore që kanë detyrime ligjore për marrjen e masave parandaluese ndaj zjarrëvënësve.

Gjatë natës zjarri ka ardhur duke u qetësuar dhe në orët e para te mëngjesit është shuar. Institucioni Prefektit me anë të një deklarate për shtyp u bëri me dije edhe mediave për situatën e zjarrit,  RTSH, Ora News, News24.

Comments are closed.