U zhvillua mbledhja e Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë
November 22, 2018
Si rrjedhojë e reshjeve të datës 22 nëntor 2018, pati rrëshqitje dherash në rrugën e Baldushkut në segmentin Vishaj-Mustafakoc
November 23, 2018

Në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë!”, të gjitha strukturat e pushtetit vendor, shkollat, shoqëria civile dhe vullnetarë u angazhuan maksimalisht në pastrimin e të gjitha hapësirave publike në komunitet

Në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë!”, të gjitha strukturat e pushtetit vendor, shkollat, shoqëria civile dhe vullnetarë u angazhuan maksimalisht në pastrimin e të gjitha hapësirave publike në komunitet. Aksioni u monitorua në kohë reale nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë i cili, nën drejtimin e NënPrefektit të Qarkut Tiranë, z. Bashkim Haxhiu, u bë pjesë e kësaj nisme, në Njësinë Administrative Pezë, me përfaqësuesit e tre sektorëve të tij, përkatësisht: Sektori i Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funskionet e Deleguara; Sektori i Emergjencave Civile dhe Sektori i Financave dhe Shërbimeve mbështetëse.

Në Bashkinë Rrogozhinë mori pjesë e gjithë Administrata së bashku me katër Njësitë Administrative dhe shkollat përkatëse, të cilët u bënë vullnetarë  për pastrimin e mbetjeve në hapësirat publike.

U pastruan të gjitha akset rrugore të qendrës së Bashkisë Rrogozhinë duke përfshirë gjithashtu dhe rrugët e lagjeve të brendshme.

Në Bashkinë Kazmëz, u angazhua ndërmarrja në rrugët e Bulevardi Blu, rruga Berisha dhe rruga Demokracia në Bathore. Kanë marrë pjesë të gjitha shkollat 9-vjecare dhe të mesme.

Përsa i përket Bashkisë Vorë, ishin pjesëmarrës 50 persona, zonat e pastruara jane:

-rruga dytesore Tiranë- Vorë

– rruga dytesore Vorë-Tiranë

-Fshati Picar

-Fshati Dedej.

Ndërsa në Bashkinë Kavajë, u caktuan 3 pikat për pastrim, ku u vendosen edhe 3 grupe pune në bashkëpunim edhe me nxënësit e gjimnazeve të qytetit

Bashkia Tiranë, angazhoj rreth 2150 persona të ndarë në nënpunës të administratës, nxënës shkollash, shoqëri civile, komuniteti dhe vullnetarë.

Përkatësisht u pastruan hapsira publike, parqe dhe rrugë të 21-njësive administrative.

Comments are closed.