Prefekti i Qarkut Tiranë priti në takim 12 Prefektët e Qarqeve të Republikës së Shqipërisë
May 17, 2019
Prefekti i Qarkut Tiranë priti në takim Kryetarin e Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë
May 21, 2019

Prefekti i Qarkut Tiranë mori pjesë në festimet e organizuara me rastin e 60 vjetorit të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve

Më datë 19.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari mori pjesë në festimet e organizuara me rastin e 60 vjetorit të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, ku ishin të pranishëm zyrtare të lartë të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, si dhe pjesëmarrës të klerit në Shqipëri. Në këtë organizim u theksua se bashkëjetesa dhe harmonia me komunitetet e tjera fetare janë vlerë e shtuar e kombit tonë. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve mori shumë mesazhe urimi nga të pranishmit në këtë event si dhe nga presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, Kryeministri z. Edi Rama e shumë të tjerë.

Comments are closed.