Më datë 18.01.2019 në ambientet e Institucionit të Prefektit u zhvillua takimi me sekretarët e këshillave bashkiak të Bashkive të Qarkut Tiranë dhe drejtorët e drejtorive juridike në Bashkitë përkatëse
January 18, 2019
Sot më datë 25.01.2019 Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim me Kryetarin e Zyrës së Avokaturës vendore, z. Edmond Vorpsi
January 25, 2019

Sot më datë 22.01.2019, në Njësinë Administrative Zall Bastar, u çel fushata “100 ditët e pemëve”, iniciuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Sot më datë 22.01.2019 në Njësinë Administrative Zall Bastar u çel fushata “100 ditët e pemëve”, iniciuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Të pranishëm në takim ishin z.Blendi Klosi, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, znj.Suzana Jahollari, Prefektja e Qarkut Tiranë, Limya Eltayeb, Director e shoqatës UNDP si dhe përfaqesues të Administratës së Zonave të Mbrojtura.

Misioni i kësaj fushate është zhvillimi, përmirësimi dhe evoluimi i një mjedisi me të shëndetshëm, për jetën sot dhe brezat që po rriten. Gjithashtu pyllëzimi, mbjellja e sa me shumë pemëve ka ndikim edhe në basenin e bovillës për cilësinë sa më të lartë të ujit. Vazhdimësia e kësaj fushate me qëllim shtimin e kurorave të gjelbërta, pastrimin e sa më shumë hapsirave, do përndiqet nga shumë aktivitete të tjera, një ndër to do të jetë edhe nisma “Krijo O2 tënde”.

Comments are closed.