Postimet Kronologjike

Sot më datë 25.9.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi mbledhjen e radhës ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës dhe Bashkisë Tiranë në kuadrin e proçesit të zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1108, datë 30.12.2015 “Për transferimin nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave te bashkitë të infrastruktures së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”.